Xhudisti i Kosovës fiton të artën në Kupën evropiane – mposhti një serb në gjysmëfinale

Xhudisti japonez i cili përfaqëson Kosovën, Shigeki Nakamura, ka arritur të fitojë medaljen e artë në Kupën Evropiane të Xhudos që po zhvillohet në Dubrovnik të Kroacisë, ndërsa Flaka Loxha ishte e pafat në finale duke u mposhtur nga italiania Veronica Toniolo. Nakamura ka debutuar suksesshëm me Kosovën duke fituar dy meçet e para ndaj […]

Nakamura ka debutuar suksesshëm me Kosovën duke fituar dy meçet e para ndaj xhudistëve slloven, Aljaz Plantaku dhe Goran Kelevan, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Reprezentuesi i Kosovës ishte i papërmbajtshëm edhe në gjysmëfinale duke arritur të eliminojë serbin, Djordje Stanojevic.

Në finale, të kategorisë deri në 73 kilogramë, Nakamura pati një përballje ndaj  një xhudisti tjetër serb, Aleksandar Rajicic.

Megjithatë, edhe kjo përballje shkoi pozitivisht për Nakamura, i cili mposhti serbin Rajicic me ‘ippon’.

Ndryshe, Nakamura vetëm para pak kohësh ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare dhe qysh në paraqitjen e tij të parë, fitoi të artën.

Ndërkohë, Flaka Loxha ka humbur finalen e saj në Dubrovnik.

Ajo u mposht nga italiania, Veronica Toniolo në një finale të gjatë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Fitorja e Nakamuras e qoi në dy numrin e medaljeve të arta për Kosovën në Kupën Evropiane që po zhvillohet në Dubrovnik të Kroacisë.

Më herët gjatë ditës triumfoi edhe Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova