Werder Bremeni i jep disa ditë pushim Rashicës pasi i dështoi transferimi te Bayer Leverkuseni

Werder Bremeni i jep disa ditë pushim Rashicës pasi i dështoi transferimi te Bayer Leverkuseni

Werder Bremeni ka vendosur t’ia japë disa ditë pushim yllit kosovar Milot Rashica, pasi i dështoi kalimi te Bayer Leverkuseni në ditën e fundit të afatit kalimtar. “Ditët e fundit nuk ishin të lehta për Milotin, ka pasur shumë lëvizje. Andaj kemi vendosur t’ia japim këtë javë të lirë ashtu që ai të mblidhet dhe […]

Werder Bremeni ka vendosur t’ia japë disa ditë pushim yllit kosovar Milot Rashica, pasi i dështoi kalimi te Bayer Leverkuseni në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Ditët e fundit nuk ishin të lehta për Milotin, ka pasur shumë lëvizje. Andaj kemi vendosur t’ia japim këtë javë të lirë ashtu që ai të mblidhet dhe të ketë fokus të plotë te Werderi”, ka thënë trajneri Florian Kohfeldt, raporton “Bild” të martën.

Sipas raportimit, 24-vjeçari kosovar ishte marrë vesh për kalim te Leverkuseni në orët e fundit të afatit kalimtar të hënën. Lverkuseni preferonte huazimin e tij e Werderi shitjen. Thuhet se Rashica edhe kishte udhëtuar drejt Leverkusenit për të kompletuar transferimin, por mosarritja e një gjuhe të përbashkët mes klubeve për opsionet e blerjes bëri që të mos përfundojë kalimi i tij në klubin tjetër gjerman.

Kemi qenë në kontakte qe një kohë të gjatë me Leverkusenin. Por bisedimet nisën tek pasdite. Kishim negociata të vështira. Leverkuseni nuk donte transferim të përhershëm. Kishte modele dhe pyetje të ndryshme për opsionet e blerjes dhe obligimet për blerje. Në fund, s’kishte mjaftueshëm kohë për zgjidhje”, ka thënë drejtori sportiv i klubit Frank Baumann.

Ndërsa tani sipas tij, “kjo përvojë nuk është e mirë për Rashicën”. “Do t’i duhet pak kohë që ta tejkalojë këtë”.

Rashica, që po rikuperohet nga lëndimi në gju, tashmë ka marrë pushimin e veçantë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova