Trajneri i Maqedonisë për lojën kundër Kosovës: Qe 30 vite duke pritur këtë ndeshje ‘historike’

Trajneri i Maqedonisë se Veriut, Goran Angelovski, ka folur para takimit “historik” me Kosovën në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, për të cilin është shprehur se janë duke e pritur kualifikimin qe 30 vite. Angelovski ka folur edhe për ardhjen e sulmuesit Goran Pandev, pavarësisht se shumica e skuadrës së tij, Genoa, dolën pozitiv, ai […]
Angelovski ka folur edhe për ardhjen e sulmuesit Goran Pandev, pavarësisht se shumica e skuadrës së tij, Genoa, dolën pozitiv, ai gjithashtu u shpreh falënderues ndaj të gjithë atyre që kanë ndihmuar, ose janë treguar të gatshëm të ndihmojnë në ardhje e futbollistit Pandev.

“Ardhja e Pandevit në këto rrethana tregon se sa shumë do të thotë kjo ndeshje për të. Ardhja e tij në Shkup tregon se asgjë nuk mund ta ndalë atë për të ardhur për këtë ndeshje. I falënderoj të gjithë ata që ndihmuan ardhjen e tij”, tha Angelovski.

Gjithashtu ai tha se ndiejnë keqardhjen për mungesën e Elif Elmasit të Napolit, i cili pas rezultateve të testit për
COVID-19 ka rezultuar pozitive, dhe nuk është nisur fare drejt Maqedonisë së Veriut.
Maqedonia e Veriut dhe Kosova do të takohen me tetë tetor në stadiumin e “Tose Posheski” në Maqedoni.












