Tirana vetëm një fitore larg historisë: Triumfi sonte kundër Young Boys, i dërgon në grupet e Europa Leagues

Tirana vetëm një fitore larg historisë: Triumfi sonte kundër Young Boys, i dërgon në grupet e Europa Leagues

Sonte, Tirana do të luajë ndeshjen e vet më të rëndësishme, atë të “play-off”-it të Ligës së Europës kundër Young Boys, në fushën e këtij të fundit. Një fitore e mundshme i dërgon bardheblutë në fazën e grupeve të këtij kompeticioni, çka do të ishte sukses historik për ta. Nga skuadrat shqiptare, këtë “stacion” e […]

Sonte, Tirana do të luajë ndeshjen e vet më të rëndësishme, atë të “play-off”-it të Ligës së Europës kundër Young Boys, në fushën e këtij të fundit. Një fitore e mundshme i dërgon bardheblutë në fazën e grupeve të këtij kompeticioni, çka do të ishte sukses historik për ta.

Nga skuadrat shqiptare, këtë “stacion” e ka arritur vetëm Skënderbeu, pak vite më parë. Në konferencën për shtyp, Emanuel Egbo bëri prognozën e këtij dueli të vështirë, që do të luhet sonte në tokën helvete, prej orës 20:30:

“Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe jashtëzakonisht e vështirë, por ne jemi gati për të përballuar 90 minuta. Këtë do ta shikojmë në fushë. E njohim kundërshtarin, mënyrën e lojës së tyre, çfarë ekipi kanë. Kemi ndjekur 2-3 ndeshjet e fundit të tyre dhe bëhet fjalë për një skuadër të fortë dhe me lojtarë shtatlartë. E kemi analizuar Young Boys dhe kemi besim se do ta përballojmë me sukses.

Tirana nuk mund të jetë në 100 % të formës, pasi kampionati nuk ka nisur ende. Kemi luajtur vetëm dy ndeshje në Ligën e Kampioneve, ndërsa Young Boys, përveç Europës, ka bërë edhe tri takime në kampionat. Ne kemi folur me Vangjelin. E kemi parë ndeshjen e Skënderbeut ndaj Yong Boys, ku treguan paraqitje shumë të mirë. Kemi kërkuar nga Vangjeli që me përvojën e tij të na ndihmojë në këtë ndeshje. Kanë kaluar 5 sezone që atëherë, ata kanë ndryshuar nga koha kur Vangjeli ishte kundërshtar me ta. Ne e kemi analizuar dhe do provojmë. Presioni nuk është te ne por te kundërshtari. Unë e di që lojtarët tanë do të kenë më shumë entuziasëm. Kjo do të jetë hera e parë për Tiranën me këtë arritje dhe lojtarët duhet ta shijojnë ndeshjen e nesërme në maksimumi.

Nëse do kishim mundësinë të kishim disa opsione, për të bërë lëvizje, mund t’i bënim, por këta lojtarë kemi dhe do përpiqemi të marrim maksimumin me këta. Është e vërtetë që ata kanë lojtarë të gjatë dhe kjo mund të jetë problem, por ne do të përpiqemi t’i marrim masat. Do arrijmë ta gjejmë një strategji për ndeshjen e nesërme. Hoxhallari? Është një lojtar që po ta kishim në fushë do kishim më shumë gjatësi, por nëse do ishte ai në fushë, do na jepte një ndihmë për gjatësinë që nuk e kemi në ekip. Me Dinamo Tbilis, kur nuk luante Hoxhallari luajti Ismaejlgeci dhe bëri shumë mirë”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova