Thaçi në Bruksel, flet për dialogun me Mirosllav Lajçakun

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z.Mirosllav Lajçak. Thaçi lë të kuptohet se ka zhvilluar bisedë konstruktive me z.Lajçak – të cilin e kishte kritikuar ashpër më herët, në veçanti në lidhje me qëndrimin e shtetit të tij, Sllovakisë, për mos-njohjen e Republikës së […]
Thaçi lë të kuptohet se ka zhvilluar bisedë konstruktive me z.Lajçak – të cilin e kishte kritikuar ashpër më herët, në veçanti në lidhje me qëndrimin e shtetit të tij, Sllovakisë, për mos-njohjen e Republikës së Kosovës, përcjell Periskopi.
Kësaj here presidenti duket shumë më optimist sa i përket z.Lajçak dhe dialogut të udhëhequr nga BE-ja.
Ai madje ka përmendur sërish termin “marrëveshje finale”.
Statusi i plotë:
Bisedime të shkëlqyeshme me Mirosllav Lajçakun në Bruksel. Dialogu nuk ka alternativë. Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë marrëveshjen finale. Neve na duhet BE-ja dhe BE-së i duhemi ne. Na duhet të veprojmë. Lajçaku ka mbështetjen time në këtë proces.”













