Superliga vazhdon sot me tri ndeshje – dy derbi që nuk bën t’i humbim

Superliga e Kosovës do të vazhdojë sot me tri ndeshje të tjera, nga të cilat dy nuk bën të humben assesi. Xhiroja e pestë e Superligës së Kosovës do të shoh të përballen Feronikeli dhe Drita. Ndeshja mes Feronikeli dhe Dritës do të luhet sot, me fillim nga ora 13:30, për t’i dhënë startin ditës […]
Superliga e Kosovës do të vazhdojë sot me tri ndeshje të tjera, nga të cilat dy nuk bën të humben assesi.
Xhiroja e pestë e Superligës së Kosovës do të shoh të përballen Feronikeli dhe Drita.
Ndeshja mes Feronikeli dhe Dritës do të luhet sot, me fillim nga ora 13:30, për t’i dhënë startin ditës në futbollin kosovar.
Ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe ajo që luhet në kryeqytet, mes Prishtinës dhe Llapit, ndeshje kjo që luhet me fillim nga ora 15:00.
Në të njëjtin orar do të luhet edhe ndeshja e liderëve, Ballkanit, të cilët presin Drenicën, ku shihen favoritët për tri pikët.












