Solskjaer e Mourinho matën forcat edhe në fushë: Tottenham ia bën bajat Unitedit – këta të fundit marrin 6 gola

Tottenham Hotspur ka arritur ta mposht Manchester Unitedin, anipse dikur ky ishte një derbi që dominohej në mënyrë të padiskutueshme nga “djajtë e kuq” – madje në fillimin e mijëvjeçarit nën drejtimin e trajnerit legjendar të klubit Alex Ferguson, United shkoi deri në 27 ndeshje pa humbje, transmeton Periskopi. United ishin të parët që zhbllokuan […]
United ishin të parët që zhbllokuan rezultatin, ku në minutën e dytë të ndeshjes nga pika e bardhë nuk gaboi Bruno Fernandes, për t’i marrë pastaj 5 gola nga Spurs.
Goliadën për Tottenham e nisi Nodmbele, për ta vazhduar pastaj jug- koreani, Son, i cili shënoi për 2 dhe 4:0, kurse rrjetën për golin e tretë e gjeti, Kane.
Në pjesën e dytë golin e pestë për Tottenham dhe të parin personal e shënoi Aurier. Kurse, nga penalltia për 6:0, shënoi Harry Kane.
Vlenë të theksohet se, të dyja ekipet nuk e kanë nisur mirë kampanjën e këtij edicioni në ligën angleze. /Periskopi












