Shuma marramendëse: Barcelona raporton humbje prej 97 milionë eurosh dhe borxh prej 488 milionë eurosh

Shuma marramendëse: Barcelona raporton humbje prej 97 milionë eurosh dhe borxh prej 488 milionë eurosh

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Moix, të hënën i ka prezantuar detajet e llogarive të klubit që korrespondojnë me sezonin 2019/2020, i cili ishte shënuar me rënie ekonomike, si pasojë e pandemisë së coronavirusit. Kriza ka shkaktuar humbje të mëdha te klubi katalunas, duke qenë se të ardhurat ishin shumë të vogla në krahasim me sezonet […]

Kriza ka shkaktuar humbje të mëdha te klubi katalunas, duke qenë se të ardhurat ishin shumë të vogla në krahasim me sezonet paraprake.

Në Spanjë janë regjistruara afro 800.000 raste me COVID-19 dhe 32.000 të vdekur, GDP negative pre 3 për qind (që nuk ka ndodhur që nga Lufta e Dytë Botërore) dhe rënie të turizmit prej 65 për qind.

E gjitha kjo ka ndikuar në aktivitetet e klubeve të futbollit, në këtë rast të Barcelonës. Blaugranët kanë fituar 192 milionë euro më pak sesa kishin buxhetuar. Klubi shpresonte të fitojë një miliard e 47 milionë euro, por ka fituar vetëm 855 milionë euro (pra, 192 milionë euro më pak).

Barca ka regjistruar humbje prej 97 milionë eurosh, ndërsa borxhi i klubit është 488 milionë euro (afro dyfishi i sezonit të kaluar). Për këtë arsye, drejtorët janë detyruara t’i ulin pagat për 42 milionë euro në total, si edhe kanë ndërmarrë masa të tjera duke i ulur shpenzimet për 30 milionë euro.

Ata kanë kalkuluar që buxheti për sezonin 2020/2021 të jetë 791 milionë euro, me kusht që të ndodhur disa rrethana optimiste, si kthimi i një pjese të tifozëve në stadiume në muajin nëntor (25 për qind e buxhetit) dhe mbushja e plotë e Camp Nou nga shkurti i vitit 2021.

Njëherësh, zëvendëspresidenti i Barcës ka bërë krahasime edhe me humbjet financiare të klubeve tjera të mëdha evropiane – Juventusi ka raportuar humbje prej 71 milionë euro, kurse Manchester Unitedi ka humbur 110 milionë euro në sezonin që lamë pas.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova