Real Madridi vazhdon me fitore, mposht Levanten në shtëpi

Real Madridi me shumë vështirësi – dhe duke iu falur shkathtësive të portierit të tyre, blegut, Courtois, ka arritur t’i arkëtoje 3 pikët e radhës, duke mposhtur Levanten në shtëpi me rezultat të ngushtë prej 2:0, shkruan Periskopi. Ishte minuta e 16-të kur sulmuesi braziliani i madrilenëve, Vinicius realizoi golin e epërsisë për mbretërit, gol […]
Real Madridi me shumë vështirësi – dhe duke iu falur shkathtësive të portierit të tyre, blegut, Courtois, ka arritur t’i arkëtoje 3 pikët e radhës, duke mposhtur Levanten në shtëpi me rezultat të ngushtë prej 2:0, shkruan Periskopi.
Ishte minuta e 16-të kur sulmuesi braziliani i madrilenëve, Vinicius realizoi golin e epërsisë për mbretërit, gol ky që deri pak sekonda para se të përfundonte ndeshja i mbajti në epërsi. Golin e dytë e shënoi francezi, Karim Benzema në minutat e fundit të lojës shtesë.

Kampionët nuk kanë bindur në këto javë të para, por kanë fituar pikët, ato që janë më të rëndësishme. /Periskopi












