Rashford iu kërkon falje tifozëve për humbjen 6-1: Ishte një ditë e tmerrshme

Marcus Rashford tha se “nuk fshihet” dhe premtoi që Manchester United “do të bëjë më mirë”. Një ndjesë emocionale kjo për tifozët e klubit, direkt mbas turpërimit 6-1 kundër Tottenham. Më herët, trajneri Solskjaer nuk pati asnjë justifikim për mbrojtjen e ngathët të tij: “Kjo ishte më e keqja që mund të merrnim. Është një ndjenjë […]
Marcus Rashford tha se “nuk fshihet” dhe premtoi që Manchester United “do të bëjë më mirë”. Një ndjesë emocionale kjo për tifozët e klubit, direkt mbas turpërimit 6-1 kundër Tottenham.
Më herët, trajneri Solskjaer nuk pati asnjë justifikim për mbrojtjen e ngathët të tij: “Kjo ishte më e keqja që mund të merrnim. Është një ndjenjë e tmerrshme, dita më e keqe që kam pasur si trajner dhe lojtar i Manchester United. Ne nuk mund të pranojmë shfaqje si kjo. Unë i ngre duart lart, jam përgjegjës për këtë”.
Sulmuesi Rashford shkoi në rrjetet sociale për të shprehur keqardhjen ndaj tifozëve globale të klubit. Ai nënvizoi se ishte e rëndësishme që të reagohet shpejt, pas një humbjeje të tillë demoralizuese për klubin: “Së pari dhe më kryesorja, unë jam një tifoz i United. Ky është klubi im. Jam shumë krenar që vesh këtë fanellë, por nuk ka asnjë justifikim. Thjesht nuk bëmë asgjë të mirë në këtë ndeshje, duke hidhëruar çdo tifoz tonin në botë. Për këtë më vjen shumë keq. Ju meritoni shumë më mirë se kaq. Unë do të kisha qëndruar larg rrjeteve sociale sonte, por ju meritoni llogarinë time, për të cilën nuk fshihem. Ishte një ditë e tmerrshme, por ju premtoj se do të bëjmë më mirë”.












