Pesë shqiptarët që u transferuan në kampionatin italian këtë merkato

Merkato e verës ka përfunduar edhe në Serie A. Nuk munguan as befasitë nga lojtarët shqiptarë që ndryshuan skuadrat dhe në total janë pesë prej tyre që janë bërë me klub të ri. Amir Rrahmani u largua nga Verona për të kaluar te Napoli për 14 milionë euro, ndërsa Marash Kumbulla ndoqi rrugën e tij […]
Merkato e verës ka përfunduar edhe në Serie A. Nuk munguan as befasitë nga lojtarët shqiptarë që ndryshuan skuadrat dhe në total janë pesë prej tyre që janë bërë me klub të ri.
Amir Rrahmani u largua nga Verona për të kaluar te Napoli për 14 milionë euro, ndërsa Marash Kumbulla ndoqi rrugën e tij te Roma.
Mërgim Vojvoda bëri një hap të madh në karrierë, pasi kaloi nga Standard Liege te Torino për shumën 5.5 milionë euro.
Edhe Vedat Muriqi arriti që të realizonte qëllimin e tij, për të kaluar te Lazio nga Fenerbahce për shumën e 18 milionë euro, që është shitja rekord e klubit turk.
Adrian Ismajli kaloi në Serie A, pasi u largua nga Hajduku i Splitit dhe kompletoi transferimin te Spezia












