Napolit nuk iu mohua udhëtimi për në Torino

Duket se Napoli ka zgjedhur vet të mos udhëtojë drejt Torinos. Napoli ka marrë vëmendjen më të madhe sonte në futbollin evropian, duke u raportuar se nuk udhëton drejt Torinos për ndeshjen ndaj Juventus. 2 lojtarë të Napoli rezultuan pozitivë me Covid-19, duke bërë që skuadra të alarmohet. Thuhej se kryetari i regjionit ku ka […]
Duket se Napoli ka zgjedhur vet të mos udhëtojë drejt Torinos.
Napoli ka marrë vëmendjen më të madhe sonte në futbollin evropian, duke u raportuar se nuk udhëton drejt Torinos për ndeshjen ndaj Juventus.
2 lojtarë të Napoli rezultuan pozitivë me Covid-19, duke bërë që skuadra të alarmohet.
Thuhej se kryetari i regjionit ku ka bazën skuadra e Napoli ka urdhëruar të mos udhëtohet drejt Torinos, por kjo po del të mos jetë e vërtetë.
Agjencia italiane e lajmeve, ANSA, insiston se Napolit nuk iu ndalua udhëtimi, transmeton lajmi.net.
Nëse skuadra nuk paraqitet në fushë në ora 20:45, Juventus do t’i fitojë tri pikët në tavolinë.












