Mungon Ujkani, Challandes tregon se cilët futbollistë mund ta bartin shiritin e kapitenit

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes sot ka mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes me Maqedonisë së Veriut. Numri një i bankinës së “Dardanëve” ka konfirmuar mungesën e portierit Samir Ujkani, i cili është kapiteni i parë. “Më jep t’i një emër kë mund ta bëjmë kapiten. Ishte shaka, pasi ky është problemi më […]
Numri një i bankinës së “Dardanëve” ka konfirmuar mungesën e portierit Samir Ujkani, i cili është kapiteni i parë.
“Më jep t’i një emër kë mund ta bëjmë kapiten. Ishte shaka, pasi ky është problemi më i vogël që e kam, edhe pse ishte një pyetje e mirë. Kemi në skuadër lojtarë me përvojë dhe lider si Herolind Shala dhe Valon Berisha që më herët kanë bartur shiritin e kapitenit në disa ndeshje. Ata mund të jenë, por ka edhe lojtarë të tjerë, do të mendoj për këtë më vonë”, ka deklaruar Challandes.
Kujojmë se, Kosova pritet të ketë disa mungesa të rëndësishme për ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj.
Dardanët do të luajnë në udhëtim te Maqedonia e Veriut në gjysmëfinalen e Play Offit të Divizionit D në Ligën e Kombeve.
Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Idriz Voca, Besar Halimi janë disa nga lojtarët që mungojnë shkaku i lëndimeve












