Merr fund aventura e Tiranës në Europa League, mposhtet thellë nga Young Boys

Merr fund në mënyrën më të keqe të mundshme ëndrra e Tiranës për të luajtur në grupet e Europa League. Skuadra bardheblu pësoi një humbje të thellë 0-3 në Bërn ndaj Young Boys. Në fundin e pjesës së parë, Young Boys do të përfitonte më së miri nga përgjumja e mbrojtjes bardheblu. Pas një aksioni […]
Në fundin e pjesës së parë, Young Boys do të përfitonte më së miri nga përgjumja e mbrojtjes bardheblu. Pas një aksioni të Ngamaleut në krahun e majtë, topi shkon në qendër për Fassnacht, i cili arrin që të shënojë me kokë në portën e Bekajt.
Pjesa e parë u mbyllë me këtë rezultat, ndërkohë që fraksioni i dytë nis në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi vendasit do të gjenin shumë shpejt golin e dytë. Në minutën e 52-të, Bekaj bën një pritje shumë të mirë, por më pas topi shkon në këmbët e Nsame, i cili e ka të thjeshtë që ta shtyjë “sferën” në rrjetë. Tirana jo vetëm që nuk reagon, por lë hapësira të shumta në prapavijë. Pikërisht nga gabimet e shumta do të përfitonte Nsame, i cili përshëndeti për herë të tretë rrjetën e portës së bardhebluve.
Tirana në këtë mënyrë mbyllë këtu aventurën në Europë këtë sezon, pa lënë gjurmë në fazën “Play-Off”, atje ku e siguroi një biletë me shumë fat. Një lojë e dobët e ndikuar, edhe nga fakti që nuk luajnë një ndeshje zyrtare prej një muaji.












