Maska e Diego Maradonës kundër koronavirusit ka shkuar viral në internet

Që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se përhapja e COVID-19 karakterizohet si pandemi, në gjithë vendet e botës filluan të aplikonin rregullat e vëna nga kjo organizatë. Një nga rregullat që shumë studiues e krahasojnë dhe me vaksinën e koronavirusit është maska, e cila në shumë vende është e detyrueshme. Dhe nisur nga kjo […]
Që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se përhapja e COVID-19 karakterizohet si pandemi, në gjithë vendet e botës filluan të aplikonin rregullat e vëna nga kjo organizatë.
Një nga rregullat që shumë studiues e krahasojnë dhe me vaksinën e koronavirusit është maska, e cila në shumë vende është e detyrueshme.
Dhe nisur nga kjo ajo është bërë si aksesor dhe në shumë raste ato kanë qenë shumë të veçanta siç është dhe rasti i ish-kampionit argjentinas Maradona.
Trajneri i Gimnasia është shfaqur në ndeshjen miqësore me San Lorenzo me një maskë transparente e cila ngjante më shumë si një kaskë.
Kjo paraqitje e tij tërhoqi vëmendjen e shumë media të cilët publikuan foto e mëposhtme.
Në fakt duke marrë parasysh dhe moshën e tij Maradona siç duket ka vendosur që të mbrohet në mënyrën më të mirë të mundshme.













