‘Mallkimi’ i njëjtë për Riberyn e Lewandowskin: Të dy fituan çmimin e UEFA-s pas tripletës me Bayernin, por jo edhe Topin e Artë

Robert Lewandowski është shpallur lojtari më i mirë në Evropë për sezonin 2019/2020, në ceremoninë e UEFA-s të zhvilluar të enjten në Gjenevë të Zvicrës. Ky vlerësim individual i sulmuesit polak erdhi pas tripletës së fituar me Bayern Munichun – Bundesliga, Liga e Kampionëve dhe DFB Pokal, ndërsa së fundmi e kompletuan vitin e jashtëzakonshëm […]

Ky vlerësim individual i sulmuesit polak erdhi pas tripletës së fituar me Bayern Munichun – Bundesliga, Liga e Kampionëve dhe DFB Pokal, ndërsa së fundmi e kompletuan vitin e jashtëzakonshëm edhe me Superligën e Evropës dhe Superligën e Gjermanisë.

Mirëpo, për fatin e keq të Lewandowskit, organizatori i Topit të Artë, Group L’Equipe – pronë e të cilit është France Football – ka vendosur të mos e ndajë çmimin prestigjioz individual për vitin 2020.

Kjo, sipas tyre, për shkak se pandemia e COVID-19, pezullimi i futbollit dhe pamundësia e zhvillimit të një edicioni normal, i ka shtyrë që ta anulojnë ndarjen e çmimit për këtë vit.

Situata e këtillë të kujton sezonin 2012/2013, kur Franck Ribery ishte shpallur lojtari më i mirë i vitit nga UEFA, duke qenë se asokohe edhe ikona franceze e kishte fituar tripletën me Bayernin.

Mirëpo, në ceremoninë pasuese të ndarjes së Topit të Artë, ai mbeti i treti në renditje dhe çmimin prestigjioz individual e fitoi Cristiano Ronaldo. I dyti në listë ishte Lionel Messi.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova