Llapi me trajner të ri

Tri humbjet në tri ndeshjet e para e kanë shtyrë Llapin të bëjë ndonjë ndryshim. Meqenëse për largimin e trajnerit Tahir Batatina as që bëhet fjalë, ky i fundit ka marrë afër vetes trajnerin e njohur vendor, Sunaj Keçin. Duket që kjo lëvizje i ndihmoi Llapit, pasi që bardhekaltërit në fundjavë morën një pikë në […]
Tri humbjet në tri ndeshjet e para e kanë shtyrë Llapin të bëjë ndonjë ndryshim.
Meqenëse për largimin e trajnerit Tahir Batatina as që bëhet fjalë, ky i fundit ka marrë afër vetes trajnerin e njohur vendor, Sunaj Keçin.
Duket që kjo lëvizje i ndihmoi Llapit, pasi që bardhekaltërit në fundjavë morën një pikë në “Fadil Vokrri” duke luajtur baras me Prishtinën, 0:0.
Klubi i Llapit nuk ka preferuar të zyrtarizojë lajmin në faqen zyrtare.
Keçi ka qenë pjesë e Llapit edhe në të kaluarën, ku po ashtu ka ushtruar rolin e ndihmës trajnerit.
Kujtojmë që tekniku prishtinas ishte trajner i Flamurtarit në edicionin e kaluar.
Ai u largua nga kuqezinjtë pasi këta të fundit ranë në Ligën e Parë












