Lewa ia dhuron fitoren Bayernit, shënon katër herë në portën e Hertha Berlinit

Lewandowski me katër gola e ka shpëtuar Bayernin nga befasia në ‘Allianz Arena’. Bayerni ka marrë mezi pikët e plota në shtëpi duke e mposhtur në fund 4-3 Hertha Berlinin. Bayerni i Hansi Flick duhet t’i falet Robert Lewandowskit, që shënoi katër gola dhe luftoi me mysafirët që tre herë e barazuan rezultatin. Kampioni befasisht, […]
Lewandowski me katër gola e ka shpëtuar Bayernin nga befasia në ‘Allianz Arena’.
Bayerni ka marrë mezi pikët e plota në shtëpi duke e mposhtur në fund 4-3 Hertha Berlinin.
Bayerni i Hansi Flick duhet t’i falet Robert Lewandowskit, që shënoi katër gola dhe luftoi me mysafirët që tre herë e barazuan rezultatin.
Kampioni befasisht, ani pse u duk sfida e lehtë, pasi shënoi dy gola dhe po fitonte 2-0, ka mundur që të barazojë në fund me Hertha Berlinin.
Në minutën e 60’ dhe 71’, mysafirët shënuan dy herë, Cunha dhe Cordoba, për të barazuar rezultatin 2-2.
Por në skenë doli Lewa, që shënoi për 3-2 në minutën e 85’.
Mysafirët sërish barazuan rezultatin, Ngankam shënoi për 3-3 në minutën e 88’.
Megjithatë, aty u gjend sërish Robert Lewandowski që tregoi se e ka nisur sezonin aty ku e ka lënë, në super formë, për të realizuan në fund të takimit nga penalltia golin e katërt dhe të fitores për Bayernin, për 4-3.












