Leedsi i Bielsas ndalë Man Cityn e Guardiolas me një barazim në ndeshjen absolutisht brilante

Leeds United dhe Manchester City na dhuruan emocione të jashtëzakonshme në ndeshjen e tyre sot, e cila përfundoi me rezultat 1-1. Ishte një përballje e jashtëzakonshme, me raste nga të dyja anët, ashtu sic ndodhë gjithmonë kur ndeshen dy teknikë gjenialë si Marcelo Bielsa e Pep Guardiola, shkruan Periskopi. Nga njëra pjesë e fushës në […]
Ishte një përballje e jashtëzakonshme, me raste nga të dyja anët, ashtu sic ndodhë gjithmonë kur ndeshen dy teknikë gjenialë si Marcelo Bielsa e Pep Guardiola, shkruan Periskopi.
Nga njëra pjesë e fushës në tjetrën, takimi shumë lehtë ka mundur të fitohej nga secila skuadër dhe për asnjërën nuk do të ishin tri pikë të pa merituara.
Ishte City ajo që kaloi e para në epërsi përmes Raheem Sterlingut në minutën e 17-të, përmes një goditjeje të bukur nga brendësia e zonës.
Mirëpo, nikoqirët u rikthyen në minutën e 59-të duke barazuar përmes Rodrigos, derisa në vazhdim pati raste të njëpasnjëshme, por jo edhe gola.
Pas këtij barazimi, Leedsi zë pozitën e pestë me shtatë pikë, ndërsa City të 10-tën me katër pikë, por një ndeshje më pak të luajtur se rivali i sotëm. /Periskopi.com/












