Ky është Chelsea i vërtetë, shkatërron Crystal Palacen në ‘Stamford Bridge’ – Ben Chilwell thjesht brilant

Chelsea ka arritur një fitore fantastik kundër skuadrës së papërshtatshme, Crystal Palace, me rezultat 4-0. Ishte një ndeshje absolutisht e dominuar nga ”Të Kaltërit”, të cilët duket se janë këndellur pas startit të luhatshëm. Ben Chilwell ishte brilant në debutimin e tij në Premier League nga minuta e parë me klubin e ri, teksa hapi […]
Ishte një ndeshje absolutisht e dominuar nga ”Të Kaltërit”, të cilët duket se janë këndellur pas startit të luhatshëm.
Ben Chilwell ishte brilant në debutimin e tij në Premier League nga minuta e parë me klubin e ri, teksa hapi llogarinë e golave në minutën e 50-të, shkruan Periskopi.
Për 2-0 realizoi Kurt Zouma me kokë në minutën e 66-të, pas një superkrosimi nga Chilwell në zonë.
Dy golat e tjerë u shënuan të dy nga penalltitë nga Jorginho, i cili fillimisht qëlloi nga 11-metërshi në minutën e 78-të, para se të shënonte në mënyrë identike katër minuta më vonë.
Nga katër ndeshje të luajtur, Chelsea grumbullon shtatë pikë dhe zë vendin e katërt, ndërsa Crystal Palace të tetin me gjashtë pikë. /Periskopi.com/












