Kombëtarja: Kush është mesfushori që luan Poloni e që u ftua për herë të parë nga Challandes?

Bernard Challandes ka publikuar listën e futbollistëve të kombëtares tonë për tri ndeshjet e muajit tetor. Në këtë listë nuk do të jenë Milot Rashica e Bernard Berisha, por do të jetë Vedat Muriqi – megjithëse nuk dihet nëse do të luajë, shkruan Periskopi. Sidoqoftë, në këtë listë befasia qëndron te Florian Loshaj – mesfushori […]
Në këtë listë nuk do të jenë Milot Rashica e Bernard Berisha, por do të jetë Vedat Muriqi – megjithëse nuk dihet nëse do të luajë, shkruan Periskopi.
Sidoqoftë, në këtë listë befasia qëndron te Florian Loshaj – mesfushori skenderajas që luan në Poloni.
Kush është ai?
Loshaj luan për ekipin e vogël polak Cracovia që vitin e kaluar e zuri vendin e 7 në kategorinë e parë polake.
Ai u transferua në këtë ekip gjatë këtij afati kalimtar dhe ka zhvilluar katër ndeshje. Vitin e kaluar ai luajti për ekipin rumun, Politehnica Iasi dhe regjistroi 19 ndeshje e 3 gola.
Loshaj ka luajtur edhe për ekipet Roda në Holandë dhe Maastricht dhe Genk në Belgjikë.
Ai ka zhvilluar edhe tri ndeshje për Kosovën U-21./Periskopi












