Këto janë tri përforcimet që bëri Bayerni ditën e fundit të merkatos

Bayern Munich në ditën e fundit e afatit kalimtar të verës ka qenë mjaftë i zënë, duke prezantuar tri përforcime, transmeton Periskopi. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, FC Bayern Munchen ka bërë të ditur se ka transferuar mbrojtësin francez të krahut të djathtë, Bouna Sarr. 28 vjeçari që së fundmi ishte pjesë […]
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, FC Bayern Munchen ka bërë të ditur se ka transferuar mbrojtësin francez të krahut të djathtë, Bouna Sarr.
28 vjeçari që së fundmi ishte pjesë e Marseille në Francë, me kampionin gjerman ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024.
Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme Bayern Munich ka arritur marrëveshje për huazimin e Douglas Costas nga Juventusi për një sezon, teksa ka transferuar edhe Jean-Eric Maxim Choupo-Moting nga Paris Saint-Germain, i cili ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare.












