Ja çfarë shkruajnë mediat e huaja për ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë

“Nuk është “thjeshtë një lojë futbolli”, pasi Kosova po synon skenën botërore”, është shkrimi që mediat e huaja i kanë kushtuar ndeshjes së Kosovës me Maqedoninë e Veriut. Dikush mund të thotë se është vetëm një ndeshje futbolli, por për Kosovën një ndeshje do të thotë më shumë se kaq. Jo vetëm që loja e […]
Dikush mund të thotë se është vetëm një ndeshje futbolli, por për Kosovën një ndeshje do të thotë më shumë se kaq.
Jo vetëm që loja e së enjtes në Shkup mund ta çojë Kosovën një hap më afër EURO 2021, por ajo gjithashtu po shihet si një shans për popullin kosovar që të ngrihet dhe të vërehet si një vend i pavarur.
Kosova e cila e shpalli pavarësinë në vitin 2008, do të takohet me fqinjët e saj Maqedoninë e Veriut në gjysëmfinaëet e play-oofit të Euro. Fitorja në Shkup do t’a afrojë Kosovën për herë të parë afër një vendi më prestigjioz në tryezën e sportit.
Agjencioni i lajmeve AFP, ka koumunikuar edhe me student
“Unë jetoj që flamuri ynë të ngrihet midis 24 flamujve të kombeve më të mira në Europë,” tha studenti 23-vjeçar i psikologjisë Besart Morina.
Loja është quajtur nga media si “ndeshja më e rëndësishme në historinë e Kosovës”, dhe madje edhe trajneri kryesor, 69-vjeçari Bernard Challandes e sheh përballjen e Shkupit si “jo vetëm një lojë futbolli”.
“Ne jemi në vendin e ri të Kosovës dhe ekipi i futbollit është kaq i rëndësishëm për njerëzit,” tha trajneri i lindur në Zvicër në një konferencë për shtyp.
Skuadra e refugjatëve
Sportet janë një arenë e shpeshtë për tensionet me Serbinë. Shenjat ende vazhdojnë të thellohen pas luftës së hidhur midis të dyve, e cila zgjati nga shkurti 1998 deri në qershor 1999.
Serbët u përpoqën të bllokojnë Kosovën që të futen në UEFA dhe FIFA në 2016 por dështimi i tyre në atë sfidë i bën kosovarët skuadrën më të re në kualifikuese.
Fakti që asnjë nga 24 lojtarët e zgjedhur për ndeshjen nuk luan në ligën vendase është një mbetje e së kaluarës së dhunshme të Kosovës – një shumicë e skuadrës janë pasardhës të refugjatëve shqiptarë etnikë që u larguan nga regjimi i dhunshëm regjimit serb të Slobodan Milosevic gjatë viteve 1990.
Shumë nga lojtarët e lindur pas konfliktit të përgjakshëm filluan karrierën e tyre në Suedi, Zvicër dhe vende të tjera, por që vendoset të luanin për “Dardanët”, transmeton Gazeta Metro.
Disa prej tyre luajnë në ligat më të mira dhe më të forta të Europës.
Kapiteni Amir Rrahmani luan për Napolin në Itali, Samir Ujkani dhe Mërgim Vojvoda që të dy luajnë në ligën e njëjtë me kapitetin kosovar dhe mbrojnë ngjyrat e Torinos.
Një tjetër “luan” është transferuar së fundi në Serie A, është Vedat Muriqi i cili i është bashku Lazios, por që ai nuk do të jetë i pranishëm në Shkup. Ndërkaq çështja e Rrahmanit ende është në pikëpyetje.
Të tjerë lojtarë luajnë në Ligue 1 të Francës, në Holandë dhe Bundesliga.
“Shumë lojtarë morën kontrata të mira, por ata kurrë nuk duhet të harrojnë rrënjët e tyre dhe çfarë do të thotë të luash me fanellën e Kosovës,” tha Challandes.
Pavarësisht se u etiketuan si të huaj në kualifikimet e EURO, Kosova ishte një zbulim.
Ata vendosen një rekord mbresëlënës, kur për 15 ndeshje ishin të pamposhtur, duke përfshirë miqësoret, para se të fitonte Anglia 5-3 kundër tyre në shtator të vitit 2019. Kosova ka përfunduar e treta në grupin e tyre, ku edhe siguruan një vend në play-off, transmeton Gazeta Metro.
Ndeshja historike do të luhet vetëm rreth 100 kilometra (62 milje) nga kryeqyteti i Kosovës Prishtina, por për shkak të virusit asnjë tifoz nuk do të lejohet të hyjë në stadium.
Kosova gjithashtu përballet me një kundërshtar të vendosur – Maqedonia e Veriut ka pritur 30 vjet për të arritur deri këtu.
“Ne do të japim gjithçka për të përpunuar dobësitë e tyre në mënyrë që të mund të fitojmë,” tha sulmuesi i Maqedonisë së Veriut Vlatko Stojanovski.













