Frikë nga provokimet në ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë, Ministria merr masa të rrepta

Frikë nga provokimet në ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë, Ministria merr masa të rrepta

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut sot lëshoi një deklaratë duke informuar publikun se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për organizimin dhe luajtjen e ndeshjes së futbollit të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve midis ekipeve kombëtare të futbollit të Maqedonisë Veriore dhe Kosovës më 8 tetor në Arenën Kombëtare, ”Todor Proeski” në […]

Ministria e Brendshme e MV, brenda kompetencave të saj, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Maqedonisë dhe organet e tjera kompetente, vepron në drejtim të garantimit të sigurisë së pjesëmarrësve. Të gjitha masat dhe aktivitetet janë ndërmarrë për të garantuar sigurinë e lojtarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë pas mbërritjes në Shkup, gjatë ndeshjes dhe pas ndeshjes. Ministria e Brendshme e MV gjithashtu informoi publikun se në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të respektuar protokollet për mbrojtje nga përhapja e Covid – 19.

Në të njëjtën kohë, edhe një herë, ata informuan qytetarët se, në përputhje me rekomandimet e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar dhe Vendimeve të Qeverisë, prania e një auditori në stadium nuk lejohet. Ata i kanë bërë apel qytetarëve që të mos organizojnë përcjellje të ndeshjes së bashku.

”Vetëm duke respektuar protokollet për mbrojtje nga përhapja e Covid 19 do të ndihmojmë në normalizimin e situatës sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e MB të Maqedonisë.

Ministria e Brendshme gjithashtu ka frikë ka incidentet që mund të ndodhin, duke marrë parasysh natyrën dhe historinë e dy protagonistëve të kësaj sfide.

”Ne u bëjmë thirrje grupeve të tifozëve, me të cilat shumica e Departamenteve të Brendshme, dmth. Departamenti për Parandalim, mbajti takime, të përmbahen nga incidentet, përdorimi i gjuhës së urrejtjes ose prishjeve të tjera të rendit dhe paqes, sepse do të sanksionohet rreptësisht”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova