Feronikeli arrin marrëveshje me trajnerin e njohur shqiptar, zyrtarizimi brenda ditës

Feronikeli ka gjetur pasardhësin e trajnerit Afrim Tovërlani, i cili dha dorëheqje pas humbjes nga Feronikeli. Gazeta Olle mëson se tre herë kampionët e Kosovës kanë arritur marrëveshjen me trajnerin e njohur shqiptar, Klodian Duro. Palët janë parë mbrëmë në njërin nga hotelet e Prishtinës, ku në një tavolinë më Duron ishin kryesia e Feronikelit, […]
Feronikeli ka gjetur pasardhësin e trajnerit Afrim Tovërlani, i cili dha dorëheqje pas humbjes nga Feronikeli.
Gazeta Olle mëson se tre herë kampionët e Kosovës kanë arritur marrëveshjen me trajnerin e njohur shqiptar, Klodian Duro.
Palët janë parë mbrëmë në njërin nga hotelet e Prishtinës, ku në një tavolinë më Duron ishin kryesia e Feronikelit, Artan Berisha, Malësor Gjonbalaj e Ragip Veseli.
Palët kanë arritur marrëveshjen dhe se shumë shpejt trajneri nga Vlora pritet të zyrtarizohet tek Feronikeli.
Duro si trajner ka udhëhequr Kukësin, Kamzën dhe Luftëtarin, ndërsa si futbollist ka pasur karrierë të bujshme, ndërsa numëron edhe 77 ndeshje me Shqipërinë.












