E pakuptueshme: Megjithatë mungon Vedat Muriqi në tri ndeshjet e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës sapo ka njoftuar opinionin e shqetësuar futbolldashës në Kosovë se lojtari kryesor, Vedat Muriqi, do të mungojë në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut por edhe në dy ndeshjet e tjera. FFK-ja ka demantuar lajmin në web-faqen e Lazios se lojtari do të grumbullohet me Kosovën duke thënë se në një […]
FFK-ja ka demantuar lajmin në web-faqen e Lazios se lojtari do të grumbullohet me Kosovën duke thënë se në një test të fundit ai ka rezultuar se nuk mund të luajë për Kosovën – madje në asnjërën prej tri ndeshjeve.
“Në testin e fundit u kuptua edhe njëherë definitivisht që nuk ka asnjë gjasë që ai të jetë i gatshëm qoftë për ndeshjen e së enjtes kundër Maqedonisë së Veriut, qoftë për dy ndeshjet pasuese që Kombëtarja jonë i zhvillon në kuadër të Ligës së Kombeve.” – shkruhet në njoftimin e FFK-së, përcjell Periskopi.
Kosovës do t’i mungojnë edhe disa lojtarë të tjerë të rëndësishëm për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut.
Njoftimi i plotë:
Përkundër insistimit të madh të Federatës së Futbollit të Kosovës, dëshirës së madhe të futbollistit dhe bashkëpunimit korrekt të klubit të Lazios, Vedat Muriqi megjithatë e ka të pamundshme të paraqitet për Kombëtaren e Kosovës në tri ndeshjet në vijim.
Futbollisti ka pasur sot testet e fundit në klubin e Lazios dhe në kokën e tij gjithçka ishte e qartë që pas këtyre testeve ai do të nisej për Kosovë.
Mirëpo, në testin e fundit u kuptua edhe njëherë definitivisht që nuk ka asnjë gjasë që ai të jetë i gatshëm qoftë për ndeshjen e së enjtes kundër Maqedonisë së Veriut, qoftë për dy ndeshjet pasuese që Kombëtarja jonë i zhvillon në kuadër të Ligës së Kombeve.
Informata që ka rrjedhur në faqen zyrtare të Lazios, se futbollisti do të jetë në grumbullim me Kombëtaren edhe pse është një gabim, e konfirmon që gjithçka ishte planifikuar që Muriqi sot të udhëtojë për Kosovë dhe të jetë me ekipin, mirëpo testet e sotme e treguan qartë se gjendja fizike nuk e lejon atë që në asnjë formë të jetë pranë bashkëlojtarëve të ekipit Kombëtar.












