Dhunoi të miturën dhe incizoi aktin, kërkohet paraburgim ndaj gjilanasit

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, nga Gjykata kompetente në Gjilan, ndaj një të dyshuari të mitur, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe pa autorizim ka incizuar të dëmtuarën e mitur Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Prokuroria e Gjilanit. Rasti ka ndodhur […]
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, nga Gjykata kompetente në Gjilan, ndaj një të dyshuari të mitur, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe pa autorizim ka incizuar të dëmtuarën e mitur
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Prokuroria e Gjilanit.
Rasti ka ndodhur në komunën e Gjilanit, ku dyshohet se i mituri gjatë muajit Janar 2020, ka dhunuar të dëmtuarën e mitur dhe gjatë marrëdhënieve seksuale pa autorizim e ka incizuar, pastaj të njëjtin incizim e ka publikuar.
Në këtë mënyrë dyshohet se i mituri ka kryer veprat penale ‘’Dhunimi’’ dhe ‘’Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.












