Dalin fotot: Momenti kur Trump hyn në helikopter për t’u dërguar në spital

Presidenti amerikan Donald Trump ka dalë për herë të parë në publik me maskë në fytyrë, për të ecur deri te helikopteri i cili do ta dërgonte në Spitalin ushtarak ‘Ëalter Reed’. Bashkë me presidentin amerikan, ka qenë edhe shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadoës, i cili poashtu kishte maskë. Presidenti nuk […]
Presidenti amerikan Donald Trump ka dalë për herë të parë në publik me maskë në fytyrë, për të ecur deri te helikopteri i cili do ta dërgonte në Spitalin ushtarak ‘Ëalter Reed’.
Bashkë me presidentin amerikan, ka qenë edhe shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadoës, i cili poashtu kishte maskë.
Presidenti nuk u ka folur fare gazetarëve por vetëm i ka përshëndetur me dorë.
Raportohet se Zonja e Parë, Melania Trump, e cila poashtu rezultoi pozitive me koronavirus, nuk ishte me presidentin.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se ‘presidenti do të jetë për pak ditë në spital dhe do ta vazhdojë punën’.
Është raportuar poashtu se presidenti nuk ia ka dorëzuar detyrën zëvendesit të tij, Mike Pence.
Presidenti amerikan njoftoi mëngjesin e së premtës së doli pozitiv në testin për koronavirus. Një nga simptomat e tij është kolla e lehtë./NBCneës/ Periskopi/













