Challandes zbulon shantazhin e Celinës dhe Kastratit: Nëse nuk luajmë, nuk vijmë

Para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut, përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes është duke e mbajtur konferencën për shtyp. Challandes ka demaskuar disa futbollistë të Kosovës, të cilët e kanë shantazhuar atë për t’i aktivizuar nga minuta e parë. Ai duke folur për sitautën e Bernard Berishës, ka zbuluar problemet që ka pasur në të kaluarën […]
Para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut, përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes është duke e mbajtur konferencën për shtyp.
Challandes ka demaskuar disa futbollistë të Kosovës, të cilët e kanë shantazhuar atë për t’i aktivizuar nga minuta e parë.
Ai duke folur për sitautën e Bernard Berishës, ka zbuluar problemet që ka pasur në të kaluarën me Bersant Celinën dhe Lirim Kastratin.
“Celina më ka dërguar mesazh se në kampin e ardhshëm nuk do të vi, nëse nuk aktivizohna. Po ashtu ka qenë situatën e njëjtë edhe me Lirim Kastratin, shikoni se në cilin kamp dhe do ta gjeni. Secili futbollistë që thotë jam i gatshëm, ai me të vërtetë duhet të jetë i gatshëm për Kosovës si në fushë si nga banka rezervë. Kjo është filozofia ime dhe nuk do ta ndryshojë”, deklaroi Challandes.












