Besa e Pejës shokon Trepçën 89 në pjesën e parë, po avancon 2-0 kundër mitrovicasve

Besa e Pejës e ka befasuar Trepcën 89 në pjesën e parë të ndeshjes, e cila po luhet në kuadër të javës së pestë në Superligën e Kosovës në futboll. Pejanët po avancojnë 2-0 pas golit të Tahirit në minutën e tetë dhe Da Silvas, i cili realizoi nga penalltia në minutën e 34-t, shkruan […]
Besa e Pejës e ka befasuar Trepcën 89 në pjesën e parë të ndeshjes, e cila po luhet në kuadër të javës së pestë në Superligën e Kosovës në futboll.
Pejanët po avancojnë 2-0 pas golit të Tahirit në minutën e tetë dhe Da Silvas, i cili realizoi nga penalltia në minutën e 34-t, shkruan Periskopi.
Përndryshe, para këtij takimi, Besa kishte katër humbje rresht nga po aq ndeshje, ndërsa Trepca kishte dy fitore dhe një humbje nga tri takime të zhvilluara. /Periskopi.com/












