Besa e Pejës befason Trepçën 89, siguron pikët e para në sezonin e ri të Superligës

Besa e Pejës ka regjistruar fitoren e parë në sezonin e ri të Superligës, gjithashtu duke arritur pikët e para këtë fushatë. Pejanët triumfuan 2-1, falë golave nga Tahiri 8′ dhe Da Silva 34′, shkruan Periskopi. Golin e vetëm për Trepçën 89 e realizoi Muja në minutën e 65-të. Kujtojmë se deri në fund u […]
Besa e Pejës ka regjistruar fitoren e parë në sezonin e ri të Superligës, gjithashtu duke arritur pikët e para këtë fushatë.
Pejanët triumfuan 2-1, falë golave nga Tahiri 8′ dhe Da Silva 34′, shkruan Periskopi.
Golin e vetëm për Trepçën 89 e realizoi Muja në minutën e 65-të.
Kujtojmë se deri në fund u ndanë dy kartonë të kuq, me Halilin e Besës që u përjashtua në minutën e 88-të, teksa një minutë më vonë u përjashtua Mashau.
Kështu, pas pesë ndeshjeve, Besa fiton tri pikët e para, ndërsa Trepca 89 është në vendin e tretë me gjashtë pikë. /Periskopi.com/












