‘Bernabeu’ bëhet gati për kthimin e tifozëve

Real Madrid do të vazhdojë t’i luajë ndeshjet si pritës në stadiumin “Alfredo di Stéfano”, përfshirë Ligën e Kampionëve, por punimet e rinovimit të “Santiago Bernabeu” po vazhdojnë shpejt dhe nuk përjashtohet që tifozët t’i mbushin tribunat e stadiumit legjendar deri në fund të vitit. UEFA, pas përvojës në Budapest me Superkupën e Europës, ka […]
Real Madrid do të vazhdojë t’i luajë ndeshjet si pritës në stadiumin “Alfredo di Stéfano”, përfshirë Ligën e Kampionëve, por punimet e rinovimit të “Santiago Bernabeu” po vazhdojnë shpejt dhe nuk përjashtohet që tifozët t’i mbushin tribunat e stadiumit legjendar deri në fund të vitit. UEFA, pas përvojës në Budapest me Superkupën e Europës, ka vendosur të hapë dyert për tifozët e futbollit. Por, do të jenë autoritetet e secilit vend, ato që do të vendosin nëse tifozët mund të kthehen në stadium apo jo prej pandemisë së Covid-19.
Kjo nuk do të thotë që “Santiago Bernabéu” mund të jetë dëshmitar i një ndeshje futbolli së shpejti. Sidoqoftë, është bërë përparim në rinovimin e impiantit në këto shtatë muaj pa futboll. Gjithçka është planifikuar që struktura e impiantit të jetë në përputhje me nevojat e reja dhe planin e ri të modernizimit. Afati i fundit për përfundimin e punimeve është caktuar për verën e vitit 2022. Gjithçka i nënshtrohet lejes së qeverisë dhe autoriteteve shëndetësore, por në Spanjë, situata aktualisht është në emergjencë të plotë, veçanërisht në Madrid.












