Anketa më e re: Bideni ka 10 për qind më shumë përkrahje se Trumpi

Anketa më e re: Bideni ka 10 për qind më shumë përkrahje se Trumpi

Sipas një ankete të re të agjencisë “Reuters”, kandidati demokrat për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara dhe ish-nënpresidenti i këtij vendi, Joe Biden, ka dhjetë për qind epërsi në përkrahje në krahasim me rivalin nga Partia Republikane, presidentin e tanishëm, Donald Trump. Në mesin e personave të rritur që morën pjesë në anketë […]

Në mesin e personave të rritur që morën pjesë në anketë e që pritet të votojnë në zgjedhjet e 3 nëntorit, 51 për qind e përkrahin Bidenin, ndërsa 41 për qind Trumpin. 4 për qind thanë se do të zgjedhin një kandidat tjetër, ndërsa 4-përqindëshi tjetër tha se ende është i pavendosur se cilin kandidat do ta votojë.

Epërsia prej 10 për qind e Bidenit ndaj Trumpit është një deri në dy për qind më e lartë në krahasim me javët e kaluara, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Kur ka mbetur më pak se një muaj deri në mbajtjen e zgjedhejve, Bideni e ka ruajtuar epërsinë e hershme në votën popullore. Megjithatë, për t’u zgjedhur president, një kandidat duhet të triumfojë në një numër të mjaftueshëm shtetesh për të fituar në Kolegjin Zgjedhor.

Sipas anketave të shteteve veç e veç, Trumpi është pothuajse po aq i popullarizuar sa Bideni në shtetet që vlerësohen si vendimtare për përcakimtin e fituesit.

Ndryshe, vetëm 34 për qind e pjesëmarrësve në këtë anketë thanë se Trumpi e ka thënë të vërtetën për koronavirusin, ndërsa 55 për qind besojnë se ai ka gënjyer në lidhje me këtë temë.

57 për qind e pjesëmarrësve nuk janë të kënaqur me mënyrën se si presidenti amerikan është marrë me pandeminë. Kjo shifër është rreth 3 për qind më e lartë në krahasim me përqindjen e pakënaqësisë javën e kaluar.

Të ngjashme
“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro