Anglia kundër Uellsit me tre lojtarë minus, morën pjesë në një festë – iu ndalohet të luajnë

Për Kombëtaren Angleze nuk do të luajnë; Ben Chilwell, Tammy Abraham dhe Jadon Sancho, kjo pasi të tre kanë marrë pjesë në gostinë që u mbajtë për nder të ditëlindjes së Abrahamit, transmeton Periskopi. Treshja kanë bërë testet për koronavirus dhe tani do të duhet të presin për rezultatet që të lejohen të jenë përsëri […]
Për Kombëtaren Angleze nuk do të luajnë; Ben Chilwell, Tammy Abraham dhe Jadon Sancho, kjo pasi të tre kanë marrë pjesë në gostinë që u mbajtë për nder të ditëlindjes së Abrahamit, transmeton Periskopi.
Treshja kanë bërë testet për koronavirus dhe tani do të duhet të presin për rezultatet që të lejohen të jenë përsëri në kampin e Anglisë.


Poashtu do të mungojë edhe Raheem Sterling, i cili do të humbasë të tre ndeshjet për shkak të një dëmtimi ndërsa mbrojtësi i djathtë i Chelsea, Reece James është thirrur.
Kujtojmë se, Anglia luan ndaj Uellsit të enjten e ndjekur nga ndeshjet kundër Belgjikës dhe Danimarkës.












