Analisti gjerman këput shpresat e kosovarëve për vizat

Analisti gjerman këput shpresat e kosovarëve për vizat

Analisti gjerman dhe njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Bodo Weber, thotë se e ka shumë vështirë ta besojë që Gjermania e kancelares Angela Merkel do të mundë t’i bindë shtetet anëtare të BE-së për ta përkrahur liberalizimin e vizave për Kosovën. Në një përgjigje për Gazetën Express, Weber ka thënë se është shumë […]

Në një përgjigje për Gazetën Express, Weber ka thënë se është shumë e padrejtë që Kosova të mbahet e izoluar kur dihet që ka plotësuar kushtet për një kohë të gjatë.

“Aplikimi i Kosovës për liberalizim të vizave fatkeqësisht është bërë dëm kolateral i shndërrimit të azilit dhe migrimit në BE, në proces thellësisht të prerë pas krizës evropiane të refugjatëve në vitet 2015 dhe 2016. Kjo është thellësisht e padrejtë, sepse Kosova para një kohe të gjatë i ka përmbushur kushtet e BE-së që edhe ashtu kanë qenë më të rrepta sesa kushtet për cilindo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor. Do të mund të shpresohej se presidenca gjermane e BE-së do të arrijë ta zhbllokojë procesin e ngecur, por unë fatkeqësisht mbes thellësisht skeptik se Berlini do t’ia dalë që t’i bindë shtetet anëtare kyçe edhe për shkak se vetë pozicioni i Gjermanisë ka qenë padrejtësisht i paqartë që nga viti i kaluar dhe deri së voni”, ka thënë Weber.

Shpresat e kosovarëve për heqjen e regjimit të vizave janë rritur shumë meqë me presidencën e BE-së është duke udhëhequr Gjermania deri në fund të këtij viti.

Nga Berlini zyrtar në vazhdimësi kanë thënë se përkrahin rrugën e Kosovës drejt heqjes së regjimit të vizave.

Kryediplomati gjerman, Heiko Maas, ka thënë se janë duke punuar intensivisht për një gjë të tillë.

Një prej shteteve anëtare që është skeptike për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën është Franca e presidentit Macron. Përveç Francës, edhe Holanda dhe shtete tjera anëtare të BE-së kanë hezitim nëse duhet të përkrahin heqjen e regjimit të vizave për Kosovën

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja