Zyrtare: Patrick Cutrone rikthehet në Serie A

Fiorentina e ka konfirmuar transferimin e ish-sulmuesit të Milanit, Patrick Cutrone nga Wolverhampton Wanderers me një marrëveshje dy-vjeçare huazimi. Cutrone iu bashkua Wolves nga Milani verën e kaluar për 18 milionë euro plus bonuset, por ka dështuar ta dëshmojë veten në “Molineux, duke shënuar vetëm tre gola në 24 ndeshje, transmeton Periskopi. Ai rikthehet në […]
Cutrone iu bashkua Wolves nga Milani verën e kaluar për 18 milionë euro plus bonuset, por ka dështuar ta dëshmojë veten në “Molineux, duke shënuar vetëm tre gola në 24 ndeshje, transmeton Periskopi.
Ai rikthehet në Itali te Fiorentina, e cila e konfirmon se ai ka ardhur në formë huazimi dy-vjeçar me opsionin obligativ të blerjes, gjë që sipas “The Athletic” varet nga paraqitjet.
“Gazzetta dello Sport” potencon se Viola do të paguajë 2 milionë euro për huazimin dhe 16 milionë të tjera për blerjen obligative. /Periskopi.com/












