Zyrtare: Oto John transferohet te Prishtina

Zyrtare: Oto John transferohet te Prishtina

FC Prishtina ka prezantuar sulmuesin nigerian Oto John. John është transferuar nga Skënderbeu i Shqipërisë pas një viti e gjysmë në kampionatin shqiptar. Por, famën e madhe e ka pasur me Trepçën ’89 ku për dy vite kishte shënuar 44 gola dhe ishte shpall kampion i Kosovës. John dhe FC Prishtina, shpresojnë që futbollisti të […]

John është transferuar nga Skënderbeu i Shqipërisë pas një viti e gjysmë në kampionatin shqiptar.

Por, famën e madhe e ka pasur me Trepçën ’89 ku për dy vite kishte shënuar 44 gola dhe ishte shpall kampion i Kosovës.

John dhe FC Prishtina, shpresojnë që futbollisti të ketë përsëris paraqitjet si para dy vitesh.

“Në Prishtinë vendosa të vije sepse ka ekip të mirë dhe janë klub me famë. Dhe, kur më ftoi kryetari Ejupi, e pash një mundësi të mirë për mua që të jap më të mirën për klubin”, ka thënë fillimisht Oto.

“Po, kam luajtur dy vite më parë këtu, edhe pse patjetër që ka ndryshime, mund të them që e njoh ligën dhe futbollin këtu. E di si luhet, e di çfarë kërkohet dhe shpresoj shumë që të jap ndihmën time të nevojshme për ekipin”, vlerësoi më tej sulmuesi nigerian.

“Tifozëve, bashkëlojtarëve, të gjithëve në klub, iu premtoj se do të jap gjithçka nga vetja që t’iu shpaguaj besimin që kanë në mua. Pse jo, edhe pse është ndryshe, shpresoj që të kem paraqitje sikurse para dy vitesh me Trepçën ’89 kur kisha formë të lartë dhe pata ndihmuar atë skuadër të shpallej kampione. Besoj shumë të Prishtina dhe krejt çfarë duhet është të kem edhe pak fat. Titulli nuk është i pamundshëm me gjithë se diferencat ndërmjet skuadrave nuk janë të mëdha dhe lufta për titull është e ashpër, por unë besoj që mund të jem Oto edhe më i mirë se te Trepça ’89 dhe të ndihmoj skuadrës drejt qëllimit që ka”, shtoi ai.

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin