Zyrtare: Nga Real Madridi transferohet te Bayerni

Alvaro Odriozola kompletoi marrëveshjen huazuese të tij nga Real Madridi te Bayern Munichu, të mërkurën në mëngjes. Mbrojtësi i djathtë spanjoll do të marrë më shumë minutazh në Bavari, gjë që i është pamundësuar në Madrid, pasi ka luajtur vetëm pesë ndeshje deri tani këtë sezon, transmeton Periskopi. Për më tepër, ai është lënë jashtë […]
Mbrojtësi i djathtë spanjoll do të marrë më shumë minutazh në Bavari, gjë që i është pamundësuar në Madrid, pasi ka luajtur vetëm pesë ndeshje deri tani këtë sezon, transmeton Periskopi.
Për më tepër, ai është lënë jashtë skuadrës 17 herë nga 28 herët e mundshme.
Sidoqoftë, kjo është marrëveshje huazuese vetëm deri në verë.
Odriozola do të shpresojë që ta dëshmojë veten se është lojtar i nivelit të Champions Leagues, para se të rikthehet te Real Madridi. /Periskopi.com/













