Zyrtare: Barcelona shkarkon Valverden

Barcelona ka shkarkuar trajnerin Ernesto Valverde. “Është arritur marrëveshja mes FC Barcelonas dhe Ernesto Valverdes për t’i dhënë fund kontratës së tij si menaxher i ekipit të parë. Faleminderit për gjithçka, Ernesto. Shumë fat në të ardhmen”, ka shkruar profili zyrtar i Barcelonës në Twitter. 55-vjeçari, që drejtoi Barcelonën drejt dy titujve të njëpasnjëshëm të […]
“Është arritur marrëveshja mes FC Barcelonas dhe Ernesto Valverdes për t’i dhënë fund kontratës së tij si menaxher i ekipit të parë. Faleminderit për gjithçka, Ernesto. Shumë fat në të ardhmen”, ka shkruar profili zyrtar i Barcelonës në Twitter.
55-vjeçari, që drejtoi Barcelonën drejt dy titujve të njëpasnjëshëm të La Ligas më 2018 dhe 2019, u kritikua shumë këtë sezon për shkak të rënies në formë të ekipit ndonëse aktualisht janë në krye të tabelës.












