Zyrtare: Amir Rrahmani blihet nga Napoli dhe huazohet te Hellasi

Tashmë është gjithçka zyrtare, Amir Rrahmani do të jetë lojtari i gjigantit italian, Napoli. Hellas Verona ka lëshuar një komunikatë ku ka konfirmuar se nga 30 qershori 2020, mbrojtësi kosovar do të jetë pjese e Napolit, transmeton Periskopi. Gjiganti italian do të huazojë edhe për gjashtë muaj Rrahmanin te Hellas, ndërsa në verë ai do […]
Hellas Verona ka lëshuar një komunikatë ku ka konfirmuar se nga 30 qershori 2020, mbrojtësi kosovar do të jetë pjese e Napolit, transmeton Periskopi.
Gjiganti italian do të huazojë edhe për gjashtë muaj Rrahmanin te Hellas, ndërsa në verë ai do të jetë pjesë e skuadrës se Gatussos.
Shifrat e operacionit nuk janë përmendur nga asnjëra palë, por thuhet se ka kushtuar rreth 15 milionë euro.
Gjithashtu ka reaguar edhe gjiganti italian.
“SSC Napoli njofton se ka fituar performancën sportive të Amir Kadri Rrahmani në mënyrë të plotë dhe në të njëjtën kohë është huazuar në Hellas Verona deri më 30 qershor 2020”, thuhet në njoftimin e klubit.
25-vjeçari do të përfitojë 1.8 milionë euro në sezon te Napoli. /Periskopi/
? Il Napoli ufficializza l’acquisto di Amir #Rrahmani
? https://t.co/tm7CP7GhJX
? #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/MXf9iCh4zZ— Official SSC Napoli (@sscnapoli) January 20, 2020












