Ylli i Romës i thotë ‘po’ transferimit tek Interi

Mbrojtësi i Romës, Leonardo Spinazzola raportohet se ka pranuar ofertën e Interit, dhe tani po pret që të përmbyllet marrëveshja e shkëmbimit me Matteo Politanon. Gazetari i “Gazzetta dello Sport”, Nicolo Schira raporton se “Nerazzurrët” kanë arritur një marrëveshje për ish-lojtarin e Juventusit, derisa do t’i ofrojnë pagë prej 2.7 milionë eurove në vit lojtarit, […]
Gazetari i “Gazzetta dello Sport”, Nicolo Schira raporton se “Nerazzurrët” kanë arritur një marrëveshje për ish-lojtarin e Juventusit, derisa do t’i ofrojnë pagë prej 2.7 milionë eurove në vit lojtarit, transmeton Periskopi.
Interi tani po negocion kushtet me Romën për marrëveshjen ku do të përfshihet kalimi i Matteo Politanos në drejtimin tjetër.
Politano gjithashtu thuhet se i ka dhënë dritën e gjelbër kalimit te “Giallorossët”, ku do ta zëvendësojë Nicolo Zaniolon e lënduar.
Spinazzola u transferua nga Juventusi verëm e kaluar për 29.5 milionë euro, dhe operoi në krahun e djathtë të mbrojtjes, pavarësisht se e ka pranuar se preferon të luajë në të majtë. /Periskopi.com/












