Ylli i Real Madridit: Nuk mund të mbrohesh kundër Messit si me të tjerët

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane është hapur rreth vështirësive për ta mbajtur të qetë Lionel Messin. Varane ka shkëlqyer në “Bernabeu” për gati një ekadë, që prej transferimit nga Lens më 2011, derisa ka ngritur katër tituj të Champions Leagues dhe dy tituj të La Ligas gjatë qëndrimit të tij në Madrid, transmeton Periskopi. […]
Varane ka shkëlqyer në “Bernabeu” për gati një ekadë, që prej transferimit nga Lens më 2011, derisa ka ngritur katër tituj të Champions Leagues dhe dy tituj të La Ligas gjatë qëndrimit të tij në Madrid, transmeton Periskopi.
Por madje edhe një mbrojtës si Varane dhe Sergio Ramos ka vuajtur kundër Messit ndër vite.
“Nuk mund të mbroheni kundër Messit si ndaj të tjerëve, është punë ekipore. Nuk mund t’i jepni hapësira,” tha ai.
“Të jesh mbrojtës i Real Madridit nënkupton që të bësh shumë pak gabime. Kemi 50 metra fushë prapa neve.” /Periskopi.com/












