Yjet e Arsenalit luftojnë si trojanë të vërtetë: Nxjerrin barazim me dhjetë lojtarë kundër Chelseat

Arsenali ka nxjerr një barazim të jashtëzakonshëm 2-2 kundër Chelseat në “Stamford Bridge”, të martën mbrëma. David Luiz u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 26-të, pas një ndërhyrje në zonë, derisa Jorginho konvertoi nga penalltia për 1-0, transmeton Periskopi. Në vazhdim, skuadra nga veriu i Londrës luftoi fuqishëm dhe arriti ta barazojë […]
David Luiz u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 26-të, pas një ndërhyrje në zonë, derisa Jorginho konvertoi nga penalltia për 1-0, transmeton Periskopi.
Në vazhdim, skuadra nga veriu i Londrës luftoi fuqishëm dhe arriti ta barazojë rezultatin me anë të Gabriel Martinellit në minutën e 63-të.
Mirëpo, në minutën e 84-t, Cesar Azpilicueta riktheu epërsinë e Chelseat me një devijim në zonë.
Kur të gjithë po e prisnin fitoren e “Të Kaltërve”, falë vetmohimit të pashoq, Arsenali barazoi përmes Hector Bellerinit në minutën e 84-t, duke ia siguruar një barazim të madh skuadrës së tij.
Pas kësaj pike, Arsenali grumbullon 30 pikë dhe pozicionohet në vendin e 10-të, ndërsa Chelsea në të katërtin me 40 pikë. /Periskopi.com/












