Walker flet për videon e manipuluar ku ai “shpërfilli” presidentin Thaçi

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker ka sqaruar për opinionin se çka ka ndodhur në takimin që e patën në një restorant në Shtime, pas homazheve me rastin e 21-vjetorit të masakrës së Reçakut. Dy ditë më parë u aludua se Walker nuk ia ka zgjatur dorën Thaçit, por një lajm të tillë e ka përgënjështruar […]
Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker ka sqaruar për opinionin se çka ka ndodhur në takimin që e patën në një restorant në Shtime, pas homazheve me rastin e 21-vjetorit të masakrës së Reçakut.
Dy ditë më parë u aludua se Walker nuk ia ka zgjatur dorën Thaçit, por një lajm të tillë e ka përgënjështruar ish-ambasadori i OSBE-së, shkruan Periskopi.
‘’Kur ne u takuam në Reçak dikush nga gazetarët ka dhënë një dezinformatë se unë nuk jam përshëndetur me presidentin Thaçi, por në të vërtetë ne i kemi shtrënguar duart. Nëse nuk ju pengon do ta shtrëngoj edhe një herë dorën e tij’’, përfundoi Walker duke buzëqeshur./Periskopi/












