Vjen lajmi sensacional për rimeçin e bujshëm Khabib-McGregor

Conor McGregor do ta markojë rikthimin e shumëpritur në Oktagon kur të ndeshet me Donald Cerronen në UFC 246. Rikthimi i irlandezit famëkeq pritet të jetë spektakël që vlen të paguhet për t’u parë, me McGregorin që po duket në formë jetësore për momentin, transmeton Periskopi. Sidoqoftë, meçi që të gjithë e presin këtë vit […]
Rikthimi i irlandezit famëkeq pritet të jetë spektakël që vlen të paguhet për t’u parë, me McGregorin që po duket në formë jetësore për momentin, transmeton Periskopi.
Sidoqoftë, meçi që të gjithë e presin këtë vit është përballja e dytë mes irlandezit dhe Khabib Nurmagomedov.
Nurmagomedov shokoi botën kur mposhti McGregorin në përballjen e parë në vitin 2018, duke e njoftuar veten me mbarë globin.

Është përfolur shumë për një rimeç mes fansave, dhe komentet e fundit të Dana White sugjerojnë se lufta e dytë është shumë më afër se që e kishim menduar.
“Ai është vërdallisur për një rimeç me Khabibin. Mendoj se nuk është sekret kjo,” tha White për McGregorin.
“Nëse ai fiton këtë fundjavë, ai do ta ketë rastin e tij për titull dhe do të jetë ndeshja më e madhe në histori të UFC-së.”
Epo, ja ku e keni – një fitore e McGregorit të shtunën mbrëma dhe do të futemi në periudhën e pritjes për meçin më të madh në histori të Oktagonit. /Periskopi.com/












