Vështirë të keni dëgjuar ndonjëherë për statistikë më të dobët nga penalltitë se ajo e Gabriel Jesusit

Gabriel Jesus duhet të ketë qenë njeri i shliruar pas fitores 1-0 të Manchester Cityt kundër Sheffield Unitedit. Pasi pësoi një gol të vonshëm të barazimit kundër Crystal Palacet në fundjavë, City ishte i dëshpëruar të fitonte pikët e plota në “Bramall Lane”, të martën mbrëma, transmeton Periskopi. Sidoqoftë, kjo nuk do të jetë kurrë […]
Pasi pësoi një gol të vonshëm të barazimit kundër Crystal Palacet në fundjavë, City ishte i dëshpëruar të fitonte pikët e plota në “Bramall Lane”, të martën mbrëma, transmeton Periskopi.
Sidoqoftë, kjo nuk do të jetë kurrë e lehtë kur e konsideroni se “Shpatat” po luftojnë për një vend që dërgon në Evropë, derisa kanë pikë më shumë se Tottenhami dhe Arsenali.
Kështu që penalltia e humbur nga Gabriel Jesus duhet t’ua ketë futur frikën në palcë fansave të “Qytetarëve”.
Sipas “Transfermarkt”, braziliani ka humbur të katër penalltitë të gjuajtura në kohën e rregullt në 12 muajt e fundit.
Pra, në vitin e fundit, ai ka një përqindje prej zero të konvertimit. Më keq se kaq, s’ka ku të shkojë.
Me gjasë, Guardiola po vazhdon ta lejojë atë të gjuajë nga 11-metërshi vetëm për t’ia rritur vetëbesimin, por edhe sa më shumë do të durojë? /Periskopi.com/












