Veliu: Përpjekja e VV-së për pushtet absolut dhe për ta nënshtruar e nënçmuar LDK-në, do të dështojë

Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu ka reaguar pas propozimit të VV’së që nga 12 ministri të bëhen 14, në mënyrë që njëra t’i ofrohet atyre, raporton Periskopi. Veliu ka thënë se VV këtë po e bën për pushtet dhe për ta nënçmuar LDK’në. Sipas Veliut, kjo përpjekje e Vetëvendosjes do të dështojë. Ja reagimi i […]
Veliu ka thënë se VV këtë po e bën për pushtet dhe për ta nënçmuar LDK’në.
Sipas Veliut, kjo përpjekje e Vetëvendosjes do të dështojë.
Ja reagimi i plotë:
Angazhimi dhe veprimet e ditëve të fundit të VV-së nuk janë një përpjekje serioze për ndërtimin e institucioneve dhe arritjen e marrëveshjes me LDK-në për të bashkëqeverisë mbi bazën e fuqisë së votës
E tërë kjo është një përpjekje e VV-së për pushtet absolut dhe për ta nënshtruar e nënçmuar LDK-në, duke provuar t’ia nëpërkëmbin dinjitetin.
Madje, kërkesat e sotme të VV-së shkojnë edhe më larg, në synimin e tyre që LDK të shkëputet nga e kaluara e saj europiane dhe euroatlantike.
Nga cila e kaluar duan ata të shkëputemi? Mbase duan që të distancohemi edhe nga rugovizmi.
Kjo përpjekje e tyre sigurisht që është e dështuar dhe nuk duhet ta ndihmojë askush prej nesh./PERISKOPI/











