Vdes nga leukemia gruaja që qepte uniforma për UÇK’në

Vdes nga leukemia gruaja që qepte uniforma për UÇK’në

Pas rreth një viti përballje me sëmundjen e Leukemisë Myelofibroze, 61 vjeçarja Serbeze Dança, nga Peja ka vdekur. Lajmin e ka konfirmuar djali i saj, Yll Dança.Ai ka bërë të ditur se me gjithë lutjet e vazhdueshme, ata nuk morën asnjëherë ndihmë nga shteti për trajtimin e sëmundjes së nënës së tij. “Trajtimin na e […]

“Trajtimin na e kemi bë vetë, diku po e diku jo, veç prej shtetit jo, s’ka pas kurrgjë hiç. Sa herë i kemi kontaktuar na kanë thanë, merre ketë numër, kontaktoi, jo nuk di…,kurrgjë hiç në fund…

Qytetarë e shoqëri po, a institucionet nuk na kanë ndihmuar valla, unë kam takuar këshilltarët e ministrit e krejt, po jo nuk na kanë ndihmuar”, tha ai..Ndryshe, Serbeze Dança ka qepur rrobat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për “Brigadën 111” gjatë kohës së luftës së fundit në vend.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës kishte formuar një komision prej tre mjekëve të cilët kishin rekomanduar se pacientja nuk mund të trajtohet aty për shkak të mungesës së barnave. Prandaj, ajo është referuar për trajtim jashtë Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

“Humbja e kohës është humbje për nënën time”, thoshte Ylli në mars të vitit të kaluar.Pas nëntë muajve, nëna e tij ka vdekur për shkak se nuk arriti të siguronte mjetet e nevojshme financiare për shërim.

Serbeze Dança do të varroset nesër ndërsa e pamja do mbahet tri ditë.Në ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka ndarë qindra, mijëra euro për politikanë që kanë pasur nevojë për trajtim mjekësorë.

Të ngjashme
Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë