VAR prek fundin e fundit në ndeshjen Sheffield Utd – Man City: E çuditshme si nuk e vuri re këtë

Tjetër vendim shkoi kundër Manchester Cityt të martën mbrëma. “Qytetarët” triumfuan 1-0 falë një goli nga Sergio Aguero në minutën e 73-të, por zhbllokimi ka mundur të vinte qysh në pjesën e parë për “Qytetarët”. Riyad Mahrez u pengua në zonë nga Chris Basham, me “Qytetarët” që fituan një 11-metërsh, transmeton Periskopi. Mirëpo, portieri i […]
“Qytetarët” triumfuan 1-0 falë një goli nga Sergio Aguero në minutën e 73-të, por zhbllokimi ka mundur të vinte qysh në pjesën e parë për “Qytetarët”.
Riyad Mahrez u pengua në zonë nga Chris Basham, me “Qytetarët” që fituan një 11-metërsh, transmeton Periskopi.
Mirëpo, portieri i Sheffieldit, Dean Henderson priti për mrekulli goditjen e Gabriel Jesusit.

Sidoqoftë, në bazë të asaj që shohim, vijmë në përfundim se penalltia është dashur të ekzekutohej përsëri.
Kjo pasi Henderson kishte dalë nga vija para kohe.
Portieri anglez i dha vetes avantazh të pastër duke dalë të paktën një metër nga vija ku është dashur të qëndronte.
Sipas rregullores, ai duhet ta ketë njërën këmbë në vijën e portës.
Mirëpo, zyrtarët në fushë dështuan të intervenojnë. /Periskopi.com/
when is it they’re going to realize that Gabriel Jesus is not a penalty taker??? pic.twitter.com/8gih0SEF2N
— Hardfidealbryan?? (@hardfidealbryan) January 21, 2020












