Ukraina kërkon ndihmën e vendeve perëndimore për të zbuluar shkakun e rrëzimit të avionit në Iran

Për ta përcaktuar nëse ishte një raketë iraniane ajo që shkaktoi përplasjen e avionit në fillim të kësaj jave, Ukraina po u kërkon fuqive perëndimore të ndajë të dhëna për t’i ndihmuar. Ministri i jashtëm i Gjermanisë po bën thirrje për “transparencën më të madhe të mundshme” dhe u shpreh se nëse nëse hetimet do […]
Për ta përcaktuar nëse ishte një raketë iraniane ajo që shkaktoi përplasjen e avionit në fillim të kësaj jave, Ukraina po u kërkon fuqive perëndimore të ndajë të dhëna për t’i ndihmuar.
Ministri i jashtëm i Gjermanisë po bën thirrje për “transparencën më të madhe të mundshme” dhe u shpreh se nëse nëse hetimet do të zbulonin se një raketë shkaktoi rrëzimin, “atëherë sinqerisht do të mbëtëm pa fjalë”, përcjell Periskopi
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy tha të premten se ai nuk po përjashton mundësinë që një raketë ka shkaktuar përplasjen e një avioni pasagjerësh ukrainas afër Teheranit në fillim të kësaj jave.
Ai më pas u bëri thirrje qeverive të ndajnë të dhëna për të ndihmuar në zbulimin e përgjigjeve në lidhje me rrëzimin e një Boeing 737 që vrau 176 njerëz nga shtatë vende.
“Duke pasur parasysh deklaratat e fundit të liderëve të shteteve në media, ne u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve ndërkombëtarë – veçanërisht qeveritë e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar”, tha Zelenskiy.
Kanada, e cila humbi 63 shtetas në përplasje, gjithashtu ka caktuar një hetues për rastin, edhe Irani është treguar i gatshëm të bashkëpunojë me hetuesit ndërkombëtarë. Periskopi











